Piloti kosovar me pasaportë amerikane, James Berisha, është aksidentuar gjatë udhëtimit të tij në Sudan, përderisa akoma nuk dihet gjë për fatin e tij, njoftojnë mirëmbajtësit e faqes zyrtare të Jamesit në Facebook. Ja postimet që para pak minutash janë bërë në faqen e njeriut që po lobon për pavarësinë e Kosovës ne vendet afrikane James Berisha: "JAMESI KA PESUAR AKSIDENT! Gjatë udhëtimit të tij nga Port Sudan për në Khartoum,Sudan; diku rreth 10-15 minutash pas fillimit të fluturimit, aeroplani i Jamesit pati nje prishje shume serioze. Për shkak të kohës shumë të nxehtë edhe vjetërsisë së aeroplanit të tij, sot i shpërtheu cilindri i parë në anën e djathtë të motorrit duke e pamundësuar furnizimin e motorrit me AVGAS", transmeton infosot.
"Për 15 minuta aeroplani i Jamesit ka fluturuar pa motorr, mbi shkretetirë ku ka qene e pamundur të aterohet. Jamesi ka arritur të kontaktojë me një pilot të një aeroplani tjetër që ka qenë në 37.000 feet lartësi, dhe ai i ka dhënë udhëzime që të provojë të aterojë në një rrugë të vjetër që nuk përdoret më".
"Me shumë vështirësi Jamesi ka ateruar në mes të shkretëtirës, ku aeroplani është dëmtuar shumë. Pas 2 orëve rastësisht ka kaluar një veturë që po udhëtonte për në një minierë aty afer, dhe ata e kanë lajmëruar policinë. Jamesi për momentin gjendet në atë minierë, është nën përkujdesjen e punëtorëve të minierës, ndërsa aeroplani është në duart e policisë".
"Jamesi gjendet në një moment shumë të vështirë ku nuk dihet se cka do të ndodhë. Ju lutemi nëse keni ndonjë kontakt me dikë në Sudan apo nëse mundeni ti ndihmoni Jamesit në cfarëdo mënyre, JU LUTEMI ta bëni këtë tani!".
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus