Kryesore » 2011 » Gusht » 21 » 'AKSH do ta çlirojë veriun'
2:11 PM
'AKSH do ta çlirojë veriun'
Kthehet në skenë AKSH-ja. Nëpërmjet një deklarate për agjencinë e lajmeve nga Tirana NOA, dhe me emër të ri-strukturuar, AKSH ka thënë se do të hyjë të luftojë në veri të vendit, nëse deri më 30 shtator nuk krijohet ushtria e Kosovës. Forcat e Aramtosira (AKSH&SKSH) të Shqipërisë Etnike (FASHE), i kanë dërguar një kërkesë ultimative Presidentes Jahjaga dhe kryeministrit Thaçi që deri më 30 shtatir, të krijojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK). "Pjesë e saj do të duhet të jenë: Armata e Republikës së Kosovës (ARK) dhe Policia e Kosovës”, – tha në një prononcim për agjencinë NOA, në emër të Komandës Supreme të F.A.SH.E., Zëdhënësi Politik, Dr. (Kolonel) Sazan Toplica.
Ai paralajmëroi se "në të kundërtën e kësaj, nëse kjo kërkesë publike e FASHE nuk do merret në konsideratë, por kjo kërkesë, sa modeste po aq edhe dashamirëse, do të injorohet nga Zonja Jahjaga dhe edhe nga z. Thaçi, atëherë Forcat e Armatosura të Shqipërisë Etnike (FASHE) do të detyrohen të rifillojnë veprimet e tyre luftarake në pjesën veriore të Republikës së Kosovës”. FASHE pohon se këtë gjë "nuk e kemi dëshiruar dhe as nuk e dëshirojmë që të ndodhë; sepse pikërisht pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 10 maj 2011, ne shpallëm Pezullimin e Përkohshëm të strukturave tona luftarake, të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) dhe të Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH)”. FASHE thotë se kjo ndërprerje u bë "me qëllimin e vetëm që institucionet më të larta të Republikës së Kosovës të kenë kohën e mjaftueshme për konsolidimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), por një gjë e tillë nuk ndodhi”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus