Lubisha Rakiq, shkaku i të cilit përfaqësuesit e Ashkademicë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës refuzuan të shkonin në Tiranë, kishte qenë anëtar i ASHAK-ut për 17 vjet.Akademia e Shkencave e Arteve të Kosovës nuk shkon në Tiranë në konferencën shkencore të organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë me rastin e 40 vjetorit të themelimit të saj.Aty janë të ftuara të gjitha akademitë e vendeve të Balllkanit.Arsyeja e bojkotit nga akademikët kosovarë është prania e Lubisha Rakiqit, nënkryetar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe hartues i "Memorandumit SANU”, mbi të cilin besohet se Sllobodan Millosheviqi organizoi luftra në ish-Jugosllavi.Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur se Rakiq ishte anëtar edhe i ASHAK-ut nga viti 1975-1992.
Në faqen zyrtare të ASHAK-ut figuron se Rakiq ka qenë në fillim sekretar seksioni e më vonë anëtar i rregullt në Seksionin e Shkencave të Natyrës, nga viti 1975 deri më 1992.
Lendita Pula, sekretare e ASHAK-ut, e konfirmoi për Gazetën Jeta në Kosovë se Rakiq ka qenë anëtar i kësaj akademie, por për më shumë detaje tha se duhet shikuar në faqen zyrtare.
Kjo figuron edhe në biogrfinë e Rakiqit në faqen zyrtare të akademisë serbe.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus