Kryesore » 2011 » Tetor » 26 » Akademik Esat Stavileci nuk e di datën e Pavarësisë së Kosovës!
4:46 PM
Akademik Esat Stavileci nuk e di datën e Pavarësisë së Kosovës!
Duke shfletuar botimin e ASHAK-së "Kosova – vështrim monografik”

Në monografinë "Kosova - vështrim monografik”, të botuar nga ASHAK-ja, përveç përsëritjes së përmbajtjeve të disa punimeve, janë lëshuar edhe gabime amatore siç është pasaktësia datës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.E konceptuar si një enciklopedi e vogël, e hartuar nga emrat më eminentë të shkencëtarëve e punëtorëve të tjerë shkencorë e publicistikë të Kosovës, e përgatitur me një cilësi të lartë grafike e teknike, botimi "Kosova – vështrim monografik” është ndër botimet më serioze dhe më të domosdoshme që këto ditë e ka nxjerrë në dritë Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.
Një monografi e tillë shkencore i ka munguar tash e sa kohë Kosovës. Madje nëse kihet parasysh "jetëgjatësia” e ASHAK-së, atëherë kjo monografi, mbase, është e vonuar.Por sidoqoftë, më në fund "ajka” e dijes dhe e shkencës së Kosovës përmblodhi punimet më të nevojshme gjeografike, historike, politike e juridike, ekonomike, arsimore, shëndetësore, kulturore e sportive dhe "portretizoi” në vija të trasha identitetin e shtetit të Kosovës dhe të popullit të saj.
Përsëritja e fakteve historike
Në këtë vështrim për këtë botim serioz e të rëndësishëm të ASHAK-ut nuk do të merremi me përmbajtjen e kapitujve për gjeografinë, historinë, ekonominë, arsimin, shkencën, shëndetësinë e kulturën për faktin se autorët e punimeve të përmbledhura në këta kapituj janë emra të njohur shkencorë e publicistikë të fushës së tyre përkatëse, prandaj çdo tentim për të thënë diçka më shumë sesa ata e kanë thënë në punimet e tyre do të ishte e tepërt.
Një kapitull që na ka rënë në sy, e në të cilin duket se janë bërë lëshimet më të mëdha përmbajtjesore e konceptuale, janë katër punimet e akademik Esat Stavilecit e dr.Arsim Bajramit të përmbledhura në kapitullin "Zhvillimet politike-juridike”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus