Nuk është gjendje lufte. Pamjet i takojnë periudhës së pasluftës, madje muajve të fundit në Kosovë. Shqiptarë të dehur nga dasma, të shumtë që qëllojnë drejt qiellit me automatikë AK-47, pistoleta dhe armë tjera. Dëfrim paranojak i shumë të rinjve që shikojnë vërdallë, të etur për të marr pjesë në "ahengun e kallashëve”.Kjo nuk është videoja e vetme e shpërndarë në rrjetin Youtube, që tregon mjerimin e shqiptarëve për tu dëfryer me armë. Pamjet ende nuk dihen se në cilin vend të Kosovës janë xhiruar, ndërsa tashmë videoja është shpërndarë nëpër internet. Kjo video është një ftesë publike Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për të ndërhyrë, dhe jo të shpenzojnë në fushata marramendëse "Festo pa armë në dasma". Mbase së shpejti, CNN dhe mediet e fuqishme botërore do ta portretizojnë Kosovën e kallshëve. Vërejtje: Kjo video nuk u rekomandohet për shikim personave nën moshën 18 vjeçare.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus