Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, del të jetë ministri më i paguar në kabinetin qeveritar të kryeministrit Hashim Thaçi. Ministri Çeku në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar se paga vjetore e tij si ministër është 16 mijë e 200 euro.Po ashtu, ai ka deklaruar se përveç pagës merr edhe dy pensione një nga Ministria e Punës në Kosovë si pension i TMK-së dhe një tjetër nga Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë.Pensioni që ministri Çeku merr nga Kosova është 347 euro në muaj, ndërkaq ai nga Qeveria e Kroacisë është 1300 euro në muaj. I dyti për nga lartësia e pagës në Qeverinë Thaçi renditet ministri i Financave Bedri Hamza dhe ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku, transmeton Telegrafi.Paga vjetore e ministrit Hamza dhe e ministres Çitaku është 15 mijë e 246 euro. Por, pavarësisht pozitës, ministri i Drejtësisë i cili njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministër i Kosovës renditet në vendin e 10 për nga madhësia e pagës në kabinetin qeveritar të kryeministrit Hashim Thaçi.
Në vendin e 14 për nga madhësia e pagës gjendet edhe ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari – Lila, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministre e Kosovës. Po ashtu, paga vjetore e saj është 13 mije e 301 euro.
Por, pavarësisht se kanë funksion dhe punë të njëjtë në kabinetin qeveritar, ministri i Shëndetësisë Ferid Agani del të jetë ministri me pagën më të vogël në kabinetin qeveritar të kryeministri Thaçi. Ai në AKK ka deklaruar se paga vjetore e tij është 12 mijë e 866 euro, apo 3334 euro më e vogël se e ministrit të Ministrisë i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku. Por, përveç pagës nga buxheti, ministri Agani ka deklaruar se merr edhe 3077 euro për punën profesionale në ordinancën e tij personale "Studio Agani”.
Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se pagat e ministrave kryesisht janë të njëjta, përveç pagës së Ministrisë të Forcës së Sigurisë, e cila sipas tyre është pak më e madhe se e ministrave tjerë. "Pagat janë të njëjta thuajse përveç ministrit Agim Çeku, i cili ka pagë më të madhe”, tha zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu.
Pagat vjetore të ministrave
Agim Çeku 16,200 euro, Bedri Hamza 15,246 euro Vlora Çitaku 15,246 euro Dardan Gashi 15,240 euro Enver Hoxhaj 15,240 euro Fehmi Mujota 15,000 euro Nenad Rashiq 14,820 euro Sllobodan Petroviq 14,181 euro Mahir Yagcilar 14,597 euro Hajredin Kuçi 14,196 euro Besim Beqaj 13,680 euro Ibrahim Makolli 13,301 euro Mimoza Kusari 13,301 euro Memli Krasniqi 13,300 euro Bajram Rexhepi 13,000 euro Blerand Stavileci 13,296 euro Ramë Buja 12,960 euro Radoica Tomiç 13,296 euro Ferid Agani 12,866 euro
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus