Kryesore » 2012 » Qershor » 11 » Agani: Kërkojnë shantazhimin e Qeverisë
0:35 AM
Agani: Kërkojnë shantazhimin e Qeverisë
Largimet e disa anëtarëve të Partisë së Drejtësisë (PD), kryetari i këtij subjekti politik, Ferid Agani i vlerëson se veprime të pamenduara mirë, si pasojë e humbjes së durimit në rrugëtimin e gjatë politik të PD-së. Ai thotë se PD-ja nuk synon shantazhimin e Qeverisë, siç vlerësohet se kërkojnë "të pakënaqurit në PD”. Duke komentuar akuzat se ka "tradhtuar elektoratin”, Agani ka thënë se PD-ja do t’i plotësonte të gjitha premtimet elektorale sikur besimi i qytetarëve i shprehur me votat e tyre të ishte më i madh."Me fuqi politike të rreth 4 për qind të elektoratit është e pamundur që të realizohen në një afat të shkurtër të gjitha premtimet elektorale”, ka thënë Agani për "Tribuna Shqiptare”.Ministri aktual i shëndetësisë thotë se PD-ja nuk synon shantazhimin e Qeverisë, siç vlerësohet se kërkojnë "të pakënaqurit”.Sipas tij, diçka e tillë do të ishte kundër synimeve shtetndërtuese. Ndërkohë, thotë se angazhimet e tij nuk i dëmtojnë akuzat që vijnë nga dy krahë të kundërt: Se promovon ideologji vehabiste, ose se e ka mashtruar "elektoratin mysliman” vetëm për të marrë pushtet.Ndërkaq, Agani thotë se shëndetësia nuk po e ka vendin e duhur në mesin e prioriteteve kur bëhen ndarjet buxhetore
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus