Kryesore » 2014 » Shkurt » 2 » Adriatik Kelmendi: Nuk më frikësoni
6:37 AM
Adriatik Kelmendi: Nuk më frikësoni
Autori i emisionit Rubikon në KTV, Adriatik Kelmendi ka thënë se nuk frikësohet dhe nuk do të ndalet pavarësisht reagimeve të fundit, ku disa njerëz ia përmenden babain e tij, Flamurin, i cili ka qenë prokuror në vitet e 80’ta.Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Adriatik Kelmendit:JO! AS DO TE ME FRIKESONI, as te me ngadalesoni, as te me shantazhoni.Do te vazhdoj si deri me sot, si keta 10 vjet te Rubikonit, emisionit te cilit i kane dhene jete dhe shkelqim perkrahja e perhershme e shikuesve besnike, qe duan t'i shohin te zhvillohen debatet dhe te behen pyetjet qe shumekush do te deshironte t'i mbante tabu.
Ashtu sic do te deshironin ta shihnin armiqte Kosoven tone, te perulur, te molisur qe s'ben ze, pavaresisht a vjedhet, a kercenohet, a keqperdoret ne te gjitha menyrat e ndryshme.
Jo! Jo!
Deri me tash kam pasur ne studio shqiptare e serbe, amerikane e angleze, pushtet e opozite, patriote e "patriote", komuniste e liberale, diktatore e demokrate, te majte e te djathte, "heronj" e "tradhetare", balliste e çetnike, artiste e vandaliste, fetare e ateiste, akuzues e te akuzuar... e cka jo tjeter.
Doren ne zemer, me duhet ta pranoj se ndoshta ne 80 per qind te rasteve fare nuk jam pajtuar me ato qe kane thene mysafiret e mij.
E sigurisht ka edhe shume shikues qe nuk i done, nuk i pelqejne, kane dicka kunder, ose thjeshte pajtohen me ata qe kam ne studio. Shume legjitime kjo!
Mirepo, duket se dy nga mysafiret e nje emisioni ta kesaj jave qenkan ndikuar shume njerez. Ndoshta dikush ka dicka me ta, ose frikesohet se ata kane dicka per te paret. Edhe kjo shume legjitime.
Por mos te provoje dikush t'i zgjidhe keto probleme, duke u munduar te ndikoje ne mua.
Kur nxeheni me gomarin, mos e nxirrni inatin te samari!
Se une edhe javen qe vjen e edhe shume te tjera pas kesaj do te kem si dhe keto 10 vjet mysafire qe do te ju pelqejne ose do t'i urreni.
Rubikoni do te vazhdoje.
Perjetesisht falenderues per ata qe me kane bere mua ky qe jam, qe e kane bere Rubikonin ate qe eshte. Ju dua!
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus