Kryesore » 2012»Prill»1 » AAK: Policët duhej të mbronin veten dhe Kosovën!
2:02 PM
AAK: Policët duhej të mbronin veten dhe Kosovën!
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, në një konferencë për media, tha se veprimet e shtetit serb janë antievropiane, antidemokratike dhe agresion i drejtpërdrejt mbi territorin e Republikës së Kosovës. Ai kërkoi lirimin e pakusht të policëve.AAK kërkon lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të policëve që u kidnapuan në territorin e Republikës së Kosovës. Nënkryetari i saj, Ahmet Isufi, në një konferencë për media, tha se veprimet e shtetit serb janë antievropiane, antidemokratike dhe agresion i drejtpërdrejt mbi territorin e Republikës së Kosovës."Ky veprim armiqësor i Republikës së Serbisë vjen si pasojë e nënshtrimit të vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës, e cila në vend se të ndërmarrë veprime konkrete për zbatimin e Kushtetutës dhe mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit, del me deklarata të çuditshme se gjoja Serbia e paska pranuar pavarësinë e Kosovës. Pozita inferiore dhe nënshtruese e Qeverisë së Republikës së Kosovës ka lejuar që vendit tonë t`i vritet polici, t`i kidnapohet polici dhe mbi të gjitha të përdhoset uniforma e shtetit të Kosovës”, tha ndër të tjera nënkryetari Ahmet Isufi. Sipas Ahmetit, policia e secilit shtet vepron në bazë të ligjeve në fuqi duke e mbrojtur veten dhe qytetarët e vet. Dhe, kushdo që në territorin e Kosovës e shkel ligjin duhet të arrestohet, të dal para gjykatave dhe jo të lirohen ashtu siç ndodhi dje me pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
"Në të njëjtën kohë, kur është bërë lirimi i pjesëtarëve të UDB-së serbe në Kosovë, të cilët kanë vepruar me dokumente të një shteti tjetër, lirimi i tyre ka pasuar me kidnapimin e dy policëve të Kosovës gjë që tregon nënshtrimin e kësaj Qeverie dhe veprimet e pamatura të kësaj Qeverie”, tha Isufi.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi tha, po ashtu, se policët kufitarë është dashur ta mbrojnë integritetin e tyre personal dhe integritetin shtetëror.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus