Kryesore » 2011»Maj»30 » AAK kërkon seancë të jashtëzakonshme për Haradinaj
6:45 PM
AAK kërkon seancë të jashtëzakonshme për Haradinaj
Me kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë Kosovës të martën do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Hagë. Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Kosovës pas kërkesës së deputetit të AAK-së, Ahmet Isufi. "Nesër kemi një seancë. Do të kemi një debat të kërkuar nga grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ka të bëjë me procesin që po zhvillohet në Tribunalin e Hagës për Ramush Haradinaj dhe bashkëpunëtorët e tij. Seanca është nesër në ora 11:00”- tha Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Kryetar i grupit parlamentarë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini tha se Kuvendi i Kosovës do t’i bëjë apel Tribunalit të Hagës për gjykim më të shpejtë të Ramush Haradinajt.
"Kuvendi nesër do të provojë të bëjë një apel për drejtësinë ndërkombëtare.Vetë Hardinaj ka bashkëpunuar në mënyrën më të përsosur të mundshme dhe Kuvendi i Kosovës ka nxjerr rezolutë se do ta mbështesë. Kjo drejtësi ndërkombëtare të jetë më e shpejtë dhe ky apel i kuvendit të Kosovës, besojmë se do të kuptohet në mënyrën më të mirë të mundshme nga kjo drejtësi”- tha Gjini.
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, prej një viti e gjysmë mbahet në paraburgim në Tribunalin e Hagës. Rasti i tij është i pari që është kthyer në rigjykim.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus