Kryesore » 2012 » Gusht » 2 » AAK humbëse, PDK fituese
10:47 AM
AAK humbëse, PDK fituese
Një koalicion i ri qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës shihet si humbje e madhe për Ramush Haradinajn dhe fitore për Hashim Thaçin. Madje, vlerësohet se hyrja e AAK-së në koalicion me PDK-në do të ishte shpëtim për kryeministrin Thaçi, sepse në këtë formë partia e Haradinajt do të bëhej pjesë e proceseve të "dhimbshme” që e presin Kosovën në të ardhmen, përshirë këtu marrëveshjen e mundshme për çështjen e veriut.Të paktën ky është vlerësimi i dy partive opozitare dhe analistëve në Prishtinë për mundësinë që PDK ta ndërrojë partnerin e saj të koalicionit qeverisës, duke u bërë bashkë me AAK-në në dy vitet e ardhme të këtij mandati, pavarësisht dallimeve që kanë.Deputeti nga LDK-ja, Lutfi Haziri, konsideron se në rast se AAK merr vendim për të hyrë në bashkëqeverisje me partinë e kryeministrit Hashim Thaçi, atëherë natyrisht se fituese do të dalë PDK-ja. "Fituese, nëse ndodh një koalicion i tillë për të cilin unë nuk besoj, normalisht se do të dalë PDK me në krye kryeministrin. Këtë e kanë dëshmuar praktikat e deritashme se ai që udhëheq qeverinë është fitues”, ka thënë Haziri…
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus