Kryesore » 2011 » Shtator » 23 » A ka “zot shtëpie” në veri (+VIDEO)
1:40 PM
A ka “zot shtëpie” në veri (+VIDEO)
Në kushte normale, kur Policia ose organet tjera të rendit vërejnë diçka të dyshimtë, jo të zakonshme e ndalin, e kontrollojnë dhe në raport me rrethanat veprojnë. Por, të jesh qytetarë në veri të Kosovës, vështirë se mund të mbështetesh në mbrojtjen e organeve të rendit. 
Derisa, Policia dhe organet tjera të rendit aludohet se janë për vendosjen e rendit, ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve, kjo video e tregon tërësisht të kundërtën. Në video mund të shihet se si organet e sigurisë (këtë rast shihet vetura Carabineri) nuk ka guxim të përballet me një grup tejet të vogël serbësh. (Fokusoni në minutën e shtatë).
Disa serbë përmes telefonit koordinohen për të ndjekur makinën e Carabinierave. Gjatë bisedës së tyre telefonike dëgjohet plani se në cilat rrugë alternative mund të shkojë makina dhe ku mund të ndalet. Makina e Carabinierave shkon drejt urës së Leposaviqit, ku i organizuan një 'pritë'. Ndërkaq, në momentin kur dalin serbet nga vetura, makina e Carabinierave largohet me shpejtësi të madhe. Serbët vazhdojnë t’i ndjekin ata.
Prandaj, nuk është çudi që situata në veri është në këtë gjendje, e tensionuar, jashtë kontrollit dhe mbizotëron krimi.Urojmë që qytetarët të mos jenë pre e strukturave kriminale në atë pjesë, në mënyrë që të mos iu duhet ndihma e organeve të rendit. Me këtë video që shohim, vështirë se do t’iu dilnin në ndihmë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus