Pas përfundimit të procedurave për ndryshimet kushtetuese, qëndrimi i Presidentes Atifete Jahjaga do të jetë vendimtar kur është fjala për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale në vend.
Në fund të majit pritet që deputetët t’i miratojnë amendamentet e ndryshuara, por, zgjedhjet presidenciale nuk mund të shpallen nëse nuk jep dorëheqje Atifete Jahjaga, shkruan "Express”.Kjo paralajmërohet edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët thonë se fjala e Presidentes do ta drejtojë procesin nëse zgjedhjet presidenciale mund të mbahen sipas marrëveshjes së partive politike apo në bazë të mandatit pesëvjeçar, që shefja aktuale e shtetit e ka sipas Kushtetutës së vendit.Presidentja Jahjaga nuk pritet të deklarohet për ndryshimet kushtetuese, derisa nuk e kthen përgjigjen Gjykata Kushtetuese rreth kushtetutshmërisë së propozimeve të deputetëve. "Derisa të mos kryhen procedurat për ndryshimet kushtetuese ne nuk deklarohemi”, ka thënë zëdhënësi i Presidencës, Arbër Vllahiu.Megjithatë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasapolli, i cili është pjesë e Komisionit për Ndryshimet Kushtetuese, thotë se Presidentja mund të mos e pranojë shkurtimin e mandatit.Ai thotë se është në vullnetin e saj nëse do të pranojë të përfundojë mandatin kushtetues pjesë vjeçar. Por, thekson se shkurtimi i mandatit është antikushtetues.Ndërkaq, anëtarja tjetër e Komisionit Kushtetues, Vjosa Osmani thotë se deri tash gjithçka ka shkuar në pajtueshmëri dhe pret që zgjedhjet presidenciale të mbahen këtë vit."Edhe në vetë amendamentet kushtetuese thuhet se brenda gjashtë muajsh kryetari i Kuvendit shpall zgjedhjet presidenciale, që i bie më së largu në nëntor do të mund të mbaheshin zgjedhjes të mund të mbaheshin zgjedhjet sipas kësaj dinamike që është përcaktuar deri më tani”, ka thënë Osmani.Edhe kryetari i Komisionit, Arsim Bajrami thotë se varet nga partitë politik se kur do të shkojnë në zgjedhje.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus