"Jo negociata Vetëvendosje”, ishte motoja me të cilën lëvizja "Vetëvendosje”, shtatë vjet më parë kishte filluar aktivitetin e saj. Lideri i kësaj lëvizjeje Albin Kurti, vlerëson se për këto shtat vjet, me angazhimin e tyre kanë arritur që në mos të ndalin të keqen për Kosovën të paktën ta ngadalësojnë atë. Në ceremoninë e themelimit të saj, Kurti ka thënë se edhe pas kësaj periudhe vazhdon të mbetet aktuale motoja e tyre, pasi sipas tij liderët po vazhdojnë të negociojnë me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës. "Kur popullit nuk i lejohet vetëvendosja, atij populli i mungon sovraniteti. Kosova nuk është problemi që do ta zgjidh Serbia por Kosova ka problem Serbinë dhe UNMIK-un”, ka thënë Kurti. Ai përmendi aksionet, protestat e kësaj lëvizje e së fundi edhe angazhimin institucional. Ndërsa ka precizuar se deputetët e saj edhe pas hyrjes në kuvend nuk janë korruptuar, nuk janë më të pasur, nuk janë njerëz të cilët përfitojnë dhe gjithmonë bashkohen me aktivistët tjerë në protesta e aktivitete të tjera.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus