Kryesore » 2012»Maj»18 » 33 vjet djali mbet i mbyllur nga nëna e tij
0:50 AM
33 vjet djali mbet i mbyllur nga nëna e tij
Një 43-vjeçar rus ka kaluar shumicën e jetës së tij i burgosur nga nëna e tij në një dhomë 10 metër katror në një apartament të përbashkët.Nëna e Dimitri Kuvaldin e ka mbajtur djalin të mbyllur në shtëpi në qytetin e Saratov, duke e izoluar të birin nga çdo kontakt me botën e jashtmeDjali i izoluar e pa botën e jashtme vetëm pasi i vdiq e ëma, në vitin 2002.Kuvaldin u rrit si fëmijë normal shtatë vitet e para të jetës kur shkonte në shkollë, ku mësoi të lexojë dhe të shkruajë.Gjithçka ndryshoi pas vdekjes së babait të tij.Kur gruaja u kthye nga funerali i të shoqit dhe pa fëmijët e fqinjëve teksa qeshnin me djalin e saj, vendosi që askush nuk do tallej më me të dhe kështu e mbajti të mbyllur për 33 vjet. Kuvaldin luftoi shumë për tu përshtatur me moshën e rritur pasi fitoi lirinë, fillimisht bëri punë si korrier dhe arriti të marrë një pension të vogël, por gjithsesi vijoi të bëjë jetë të izoluar.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus