Kryesore » 2013 » Shkurt » 07
Kuvendi i VI Zgjedhor i Partisë së kryeministrit Hashim Thaçi, ka nxjerrë "juniorët” në "top- listën” e Këshillit Drejtues, duke i "shkelur” themeluesit dhe veteranët e kësaj partie. Rangimi i tyre ndër të parët në këtë listë, ka nxjerrë në sipërfaqe revoltim dhe pakënaqësi të shumta të strukturave të vjetra të partisë, të cilët kanë drejtuar gishtin te hajnia, duke thënë se votat e delegateve janë manipuluar, duke i favorizuar personat e afërt me liderin e ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2013-02-07

Komiteti për politikën e jashtme në Parlamentin Evropian ka miratuar të enjten projekt-rezolutën për Kosovën, duke mbështetur synimin e Komisionit Evropian për të nisur negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Prishtinën. Sipas raportimeve të "REL”, rezoluta është votuar me 42 vota pro, 10 vota kundër dhe 12 abstenim. Pasi ka kaluar në këtë komision, rezoluta do të shkojë për votim në seancë plenare në pranverë. Miratimi i ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2013-02-07

Serbia duhet ta ketë frikë Kosovën, nëse vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj saj, vlerëson Agim Çeku, ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ku paralajmëron krijimin e armatës së ardhshme të Kosovës.
Viti 2013 është viti i ushtrisë së Kosovës, këmbëngul ministri Çeku, sipas të cilit ndërtimi i kësaj force po bëhet në bashkërendim të ngushtë me vendet e NATO-së, me synimin që askush të mos e konsiderojë këtë ushtri s ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2013-02-07

Atë e kanë pagëzuar me emrin "Guevara” dhe ka vendosur të luftojë përkrah rebelëve në Siri që kur humbi fëmijët e saj vitin e shkuar nga një sulm ajron të forcave qeveritare, një vajzë 10 vjeç dhe djalin 7 vjeç. Ajo ka një grup luftëtarësh, prej 30 personash në qytetin Alepo të cilët e ndjekin nga pas ndërsa ajo përherë mban në krah një armë snajper."Kam vendosur të marr hak. Më bën të ndjehem mirë. Sa herë qëlloj ndonjë prej tyre, bërtas: Po”, thotë 36- vjeçarja që dikur jepte ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2013-02-07