Kryesore » 2011 » Qershor » 10
Njëzet e shtatë shtete anëtare të BE-së, kanë vendosur që të ngrihet një Task Forcë e veçantë e cila do të merret me hetimet e akuzave për trafik organesh që ish-senatori zviceran, Dick Marty ka bërë në raportin e tij për Këshillin e Europës. Në raport Marty akuzon kryeministrin Hashim Thaçi dhe krerë tjerë të UÇK-së për trajtim çnjerëzor, trafikim organesh dhe krim të organizuar.
Komiteti i Bashkimit Europian për Politikë dhe Siguri miratoi njësinë speciale më 25 m ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-10

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, gjatë dekorimit të qytetit për nder të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit janë arrestuar 6 aktivistë të kësaj lëvizje.
Aktivistët e arrestuar janë Kushtrim Dakaj, Vigan Bytyqi, Abdyl Osmanaj, Gëzon Kastrati, Memli Balaj dhe Lumbardh Bukoshi
"Vetëvendosje këtë arrestim e cilëson politik dhe në funksion të tjetërsimit të identitetit, historisë dhe ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-10

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, gjatë vizitës në komunat e Kosovës ka thënë se pret që gjatë muajit korrik Kosova të marrë udhërrëfyesin për liberalizim vizash.
Ajo këto komente i ka bërë pasi brenda dy javësh ka vizituar komunat e Kosovës, ku veç e veç është njohur edhe me procesin e riatdhesimit nëpër komuna, teksa të enjten është ndalur edhe në Lipjan.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-10