Kryesore » 2011 » Dhjetor » 15 » 1 janar-31 dhjetor 2012, Kroacia heq vizat me Kosovën
6:14 PM
1 janar-31 dhjetor 2012, Kroacia heq vizat me Kosovën
Kroacia heq vizat me Kosovën, për personat që posedojnë viza Schengen. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane e Republikës së Kroacisë, për lehtësimin e përkohshëm të procedurave për hyrjen, qëndrimin dhe kalimin transit të të huajve në Kroaci.Qeveria e Kroacisë, ka miratuar vendimin për lehtësimin e përkohshëm nga data 1 janar 2012 deri në 31 dhjetor 2012, të procedurave për hyrjen, qëndrimin dhe kalimin transit në Kroaci.E gjithë kjo procedurë është e vlefshme për të huajt e pajisur me leje qëndrimi, të vlefshme drejt vendeve të zonës Schengen, si dhe me viza. Sipas njoftimit për shtyp theksohet se dokumentet Schengen, duhet të jenë të vlefshme në momentin e daljes nga Republika e Kroacisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus