Kryesore » 2012 » Qershor » 6 » 1.5 Milion për veriun, Kastrati i falënderon shqiptarët
11:45 PM
1.5 Milion për veriun, Kastrati i falënderon shqiptarët
Numri një i Mitrovicës, Avni Kastrati, ka falënderuar të gjithë ata që janë përgjigjur pozitivisht në mbrëmjen humanitare "Ndihmo edhe ti” që është organizuar të hënën mbrëma në hotelin "Emerald” në Prishtinë, për rindërtimin e shtëpive në veri të Mitrovicës. Ai ka çmuar lartë gatishmërinë e secilit qytetar, biznismen, politikan, sportist apo bashkatdhetar për të mbështetur materialisht rindërtimin e shtëpive në veri, raporton Kosovapress.Gjithashtu Kastrati ka falënderuar edhe estradën shqiptare, mandej stafin komunal dhe RTK-në që kanë mundësuar realizimin kësaj mbrëmje shumë të suksesshme për Mitrovicën, por edhe për Kosovën në përgjithësi.Sipas tij, gjatë orëve sa ka zgjatur mbrëmja humanitare "Ndihmo edhe ti” për rindërtimin e shtëpive në veri janë premtuar mbi 1 milion e 500 mijë euro, mandej është premtuar rindërtimi i afër 30 shtëpive, si dhe ndihma të tjera, si për meremetim, mandej për rregullim të rrugëve, oborreve etj.

"Viteve të fundit janë rindërtuar më shumë se 100 shtëpi në veri me mbështetje të Qeverisë së Republikës së Kosovës, mirëpo nevoja ende është e madhe meqë janë edhe rreth 250 shtëpi që duhet të rindërtohen”, ka thënë Kastrati.

Ai premtoi menaxhim profesional të fondit që do të krijohet, ndërsa për të qenë sa më efikas tha se do të përgatitet një botim special ku do të evidentohen emrat e të gjithë atyre që kanë premtuar mbështetje duke precizuar edhe shumën që kanë premtuar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus