E. M. ka mbajtur në barkë 28 ditë një shkrepëse me të cilën e ka përdorur për ndezjen e cigares. 19-vjeçari ishte arrestuar bashkë me tre persona të tjerë në muajin shkurt. Pas qëndrimit rreth një muaj prapa grilave në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, kishte gëlltitur një shkrepëse. Të premten i është hequr ky mjet në Qendrën Klinike Universitare me sukses. Burime nga Prokuroria kanë thënë se ditën që ai do të merrej në pyetje kishte bërë këtë akt me qëllim që të mos shkojë në Prokurori për të dhënë deklaratë."Ditën kur është dashur të sillej nga Shërbimi Korrektues në Prokurori, bashkë me dy të tjerët, përgjegjësit kanë thirrur dhe kanë njoftuar se E. M. është i sëmurë dhe nuk mund të sillet”, ka thënë burimi. "E ka përpi një shkrepëse”.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus