Marrëveshja për qarkullim të lirë të mallrave mes Kosovës dhe Serbisë edhe më tej vazhdon të implementohet thuajse në mënyrë të njëanshme. Nga 16 shtatori kur zyrtarisht ka filluar të zbatohet kjo marrëveshje, rreth 1500maune me mallra serbe kanë hyrë në Kosovë, ndërkaq rreth 20 maune me mallra ndërtimore dhe ushqimore nga Kosova kanë depërtuar në luginën e Preshevës. Nga dita kur ka filluar të zbatohet marrëveshja thuajse çdo ditë në Kosovë kanë hyrë nga 125 maune me mallra serbe. Ndërkaq nga Kosova për në Serbi ka kaluar nga një maune. Zëdhënësi i Doganave Adriatik Stavileci thotë se maunet nga Kosova kanë kaluar në Serbi përmes pikës kufitare të Dheu i Bardhë. Sipas tij, nga Kosova për në Serbi kanë eksportuar kompania "Fluidi”, "Sharrcem” si dhe Fabrika e radiatorëve nga Gjilani. Sipas zëdhënësit, përveç çimentos, radiatorëve dhe pijeve në rajonin e Luginës së Preshevës janë importuar edhe një sasi perime.Në anën tjetër ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve në vend thonë se prodhuesit kosovarë edhe më tej do ta kenë shumë të vështirë që t’i eksportojnë prodhimet e tyre në tregun serb.Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) thotë se prodhimet kosovare të eksportuara më Serbi janë të destinuara për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.Sipas tij, prodhuesit kosovarë do ta kenë shumë të vështirë që direkt t’i ekspertojnë prodhimet e tyre në Beograd, apo në ndonjë qytet tjetër në brendi të Serbisë. Gërxhaliu thotë se serbët janë ekstremë nacionalistë dhe në asnjë mënyrë nuk konsumojnë prodhime kosovare."Indirekt prodhuesit kosovarë duhet të gjejnë lidhje dhe t’i plasojnë produktet e tyre në tregun serb”tha ai. Në anën tjetër zyrtarë të lëvizjes "Vetëvendosje” thonë se prej kur filloi implementimi i të ashtuquajturës marrëveshje e tregtisë së lirë me Serbinë në Kosovë kanë hyrë mbi 1,000 maune me mallra serbe. Ndërsa nga kjo anë, në Kosovë, nuk dihet mirë nëse ka hyrë mauna e pestë apo jo. Sipas tyre, maunat e hasretit nuk kanë kthyer asnjë dokument në doganat e Kosovës për të treguar sesi kanë kaluar, ndërsa ato mauna që po kthehen për çdo ditë, po tregojnë sesi maunat tona me dokumente të Kosovës nuk kanë gjasa që të kalojnë andej. "Së paku jo pa qenë të regjistruara dhe të evidentuara si kompani nga strukturat ilegale të komunave paralele të Republikës së Serbisë në Kosovë”thonë zyrtarë të kësaj lëvizjeje.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus