Kryesore » 2012»Maj»23 » 13 vjet nga masakra e burgut të Dubravës, askush i dënuar
11:16 PM
13 vjet nga masakra e burgut të Dubravës, askush i dënuar
Janë bërë 13 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës. Gjithçka nisi me 19 maj, kur aeroplanët e NATO-s, duke menduar se aty gjendej një nga caqet e ushtrisë serbe, filluan bombardimet mbi pavionet, të cilat në fakt kishin të burgosur shqiptarë. Ky skenar i pushtuesit serb zgjati deri më 22 maj, kur NATO e kuptoi se aty nuk ishin forcat serbe, por të burgosurit shqiptarë. Po më 22 maj 99, policia dhe ushtria serbe kishin zhvilluar një nga masakrat më të mëdha gjatë kësaj lufte në Kosovë. 13 vjet pas ende nuk është dënuar askush, ndërsa kanë munguar edhe hetimet nga institucionet e vendit. Deri tash nuk është bërë asgjë edhe në shqyrtimin e padisë që Shoqata e ish të burgosurve e ka bërë që vitin 2009 në Gjykatën e Pejës. Në këtë masakër humbën jetën 120 të burgosur shqiptarë, ndërsa qindra të tjerë u plagosën.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus