Kryesore » 2012 » Maj » 16 » Zharku denoncohet nga dhëndëri
4:05 PM
Zharku denoncohet nga dhëndëri
Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, i dënuar me tre vjet burgim nga gjykatësit e EULEX-it për kryerjen e veprës penale të posedimit të paligjshëm të armës, tani akuzohet nga një qytetar për një mori krimesh të tjera.Besnik Lajqi, burri i motrës së Xhabir Zharkut, i cili jeton në Danimarkë, ka ngritur kallëzim penal në EULEX duke u bazuar në vepra penale që i ka kryer Xhabir Zharku, raporton Indeksonline.Lajqi e denoncon Xhabir Zharkun për këto akuza: vepra penale kundër të drejtës ndërkombëtare, vepra penale kundër sigurisë së përgjithshme të njerëzve dhe të pasurisë, vepra penale kundër martesës dhe familjes, krime kundër njerëzimit, përgjegjësia e komandës dhe terrorizëm.

Mirëpo, këto akuza i ka hedhur poshtë Xhabir Zharku, sipas të cilit kjo është hakmarrje për arsye familjare.

"Këto janë shpifje banale, përralla të mbretit. Z .Lajqi e ka bërë këtë për arsye personale, për t’u hakmarrë për shkaqe familjare” ka thënë Zharku, për të shtuar se EULEX-i ende nuk e ka kontaktuar në lidhje me këto akuza.

Padia që është bërë nga Besnik Lajqi, është pranuar nga EULEX-i

"Prokuroria i ka kthyer përgjigje z. Lajqi ku e ka informuar atë se dokumentet e paraqitura janë përcjellë në zyrën e duhur. Z. Lajqi do të kontaktohet nëse ka nevojë për informata apo sqarime shtesë”, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus