Kryesore » 2012 » Mars » 24 » Zgjedhjet serbe në Kosovë, UNMIK: Shelje e Rezolutës 1244
11:20 PM
Zgjedhjet serbe në Kosovë, UNMIK: Shelje e Rezolutës 1244
Kreu i UNMIK-ut, Farid Zarif deklaroi sot se tentimi i Serbisë për të organizuar zgjedhje në Kosovë është ilegal, por nuk e përjashtoi mundësinë që ato zgjedhje të mbahen! Ai deklaroi se autoriteteve serbe iu ka përcjellë porosinë që do të shkelnin Rezolutën 1244 të KS të KB-ve nëse do të organizonin zgjedhje në Kosovë. Si i tha ai agjencisë së lajmeve AP, autoritetet lokale dhe ato ndërkombëtare po punojnë për hollësitë lidhur me atë si të organizohen zgjedhjet në veri të Kosovës. Në anën tjetër, i ashtuquajturi ministër për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviq deklaroi sot se përgjigja e UNMIK-ut për mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë paraqet pasojë të gjendjes në terren, por shtoi se mosmbajtja eventuale e zgjedhjeve lokale nuk do të ndikojë në shuarjen e institucioneve serbe në Kosovë. "Fatkeqësisht, është realitet se zgjedhjet lokale vështirë se do të mbajtjen, sidomos në jug të lumit Ibër, pa mbështetjen e misioneve ndërkombëtare në Kosovë”, tha Bogdanoviqi në një deklaratë me shkrim. Mirëpo, ai shtoi se kontaktet me faktorin ndërkombëtar do të vazhdojnë me qëllim të organizmit të zgjedhjeve lokale në Kosovë së paku nga ana e tyre, siç parashihet me rezolutën 1244. Ai përkujtoi se zgjedhjet lokale në Kosovë nuk janë mbajtur as në vitin 1999, as më 2001 dhe as më 2004. Por, pavarësisht nga kjo, institucionet serbe kanë funksionuar dhe do të vazhdojnë të funksionojnë më tutje, porositi ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus