Kryesore » 2012 » Qershor » 13 » Zëvendësi i “fshehur” i Kuçit
2:05 PM
Zëvendësi i “fshehur” i Kuçit
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duket se "është betuar” që secilit anëtar të partisë së tij t’ia bëjë një vend pune në ndonjërën nga dikasteret qeveritare. Thaçi, i cili drejton qeverinë më të ngarkuar në regjion dhe në Evropë sa i përket numrit të ministrive dhe zëvendëskryeministrave e ministrave, para disa dite kabinetit gjigant i ka shtuar edhe një zëvendësministër. 
Krejtësisht në heshtje ai ka marrë vendim që ish-kryetarin e Skenderajt, Ramadan Gashi, ta bëjë zëvendësministër të Drejtësisë, përkatësisht zëvendës të ministrit Hajredin Kuçi, i cili tashmë është bërë me dy zëvendës.Ky "shpërblim” që Thaçi ia ka bërë bashkëvendësit të tij, i cili përveç si kryetar i Skenderajt për dy mandate, ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, buxhetit të vendit do t’i kushtojë goxha shumë, meqenëse secili zëvendësministër ka të drejtë për asistente, shofer dhe veturë personale. Mirëpo, ministri i Drejtësisë, Kuçi, të martën është paraqitur "i pafajshëm” karshi emërimit të një zëvendësministri në dikasterin që ai e drejton, duke ia hedhur fajin kryeministrit Thaçi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus