Kryesore » 2012 » Janar » 21 » VV: Protesta mbahet më 22 janar
1:32 AM
VV: Protesta mbahet më 22 janar
Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që të mbajë protestën e paralajmëruar më 22 janar në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë, e cila synon që në emër të reciprocitetit të bllokojë hyrjen e mallrave të Serbisë në Kosovë.Vendimi, thuhet në një njoftim për media, u mor pas një mbledhje të jashtëzakonshme që Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje mbajti sot pas seancës së Kuvendit, ku u miratua një mocion, i cili hedh poshtë mocionin e mëhershëm për reciprocitetin, të cilin kjo lëvizje e përdori si bazë ligjore për mbajtjen e protestës së 14 janarit.Kuvendi i Kosovës me shumicë votash miratoi mocionin e ri për reciprocitet me Serbinë. Për të votuan 59 deputetë, 41 ishin kundër dhe një abstenoi.Mocioni i Partisë Demokratike të Kosovës e shfuqizon atë të 7 dhjetorit të inicuar nga Vetëvendosje për reciprocitet të plotë me Serbisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus