Kryesore » 2012 » Gusht » 6 » VV prezantoi koncept programin për diasporën
4:29 PM
VV prezantoi koncept programin për diasporën
Anëtarë të Lëvizjes "Vetëvendosje” prezantuan sot konceptin programor për diasporën. Në një konferencë për media, ata theksuan se mërgimtarëve kosovarë duhet t’u njihet e drejta politike, përparësitë ekonomike dhe të integrohen në institucionet e vendit.Koncepti programor i Vetëvendosjes për mërgatën shqiptare përmban tri pika kyçe: të drejtën politike, përparësitë ekonomike dhe integrimin. Sa i përket të drejtës politike, Vetëvendosje në program ka paraparë që secili qytetarë i mërgatës shqiptare të fitojë statusin e refugjatit, si atë ekonomik apo politik, e njëkohësisht t’iu ofrohet e drejta që ata të kenë shtetësi të dyfishtë dhe të drejtë votimi pa pengesa burokratike. Përparësitë ekonomike Vetëvendosja i ka arsyetuar me lehtësime tatimore, bankare dhe administrative. Kurse sa i përket integrimit, programi i Vetëvendosjes parasheh që shteti i Kosovës të ndihmojë emigrantët të marrin pjesë në zgjedhjet e atij vendi ku ata jetojnë.
Anëtarja e kësaj partie, Puhie Demaku, kritikoi institucionet e Kosovës, veçmas Ministrinë e Diasporës për neglizhencës ndaj bashkatdhetarëve.Anëtari tjetër i "Vetëvendosje”, Faton Topalli, tha se bashkatdhetarët duhet të kenë të drejtën e përfaqësimit në Kuvendin e Kosovës.Sipas statistikave zyrtare, rreth 25 për qind e popullatës ose mbi 500 mijë kosovarë jetojnë në vende të ndryshme të Evropës. Dërgesat e tyre vazhdojnë të jenë të mëdha për Kosovën. Sipas të dhënave të Bankës qendrore, vitin e kaluar ato ishin rreth 585 milionë euro, me një rënie prej 4.8 për qind gjatë gjysmës së parë të këtij viti.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus