Kryesore » 2012 » Prill » 12 » Vv: Ky pushtet nuk ndjenë përgjegjësi për situatën në veri
7:13 PM
Vv: Ky pushtet nuk ndjenë përgjegjësi për situatën në veri
Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë një konference për shtyp, kanë thënë se sjellja e Kuvendit të Kosovës, duke mos pranuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, paraqet indiferencë ndaj terrorizmit të përditshëm që po e praktikon Serbia ndaj shqiptarëve në veri të Kosovës. Sipas tyre, paralajmërimet e zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuqi, për një 25 korrik tjetër, janë një dështim me paralajmërim.
Sipas liderit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mbajtja e seancës së jashtëzakonshme ka qenë e domosdoshme në situatën të cilën gjendet Kosova dhe qytetaret e pjesës veriore të Mitrovicës. Sipas tij, aktet terroriste që po ndodhin në këtë pjesë nuk duhet t’i lë institucionet e Kosovës në gjendje normale, ashtu siç u sillen në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.Ai ka thënë se duke pasur parasysh, të gjitha faktet dhe gjendjen e cila sa vjen e rëndohet, Vetëvendosja përmes një proteste brenda sallës së kuvendit ka kërkuar mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme, por, sipas Kurtit, fatkeqësisht ajo u përkrah vetëm nga 20 deputet e Kuvendit.

"Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshëm në Mitrovicë do të bënte që e gjithë Mitrovica, si një komunë e si një qytet të trajtohej njëjte dhe e bashkuar. Në seancën e sotme nuk u lejua që të mbahej seanca e jashtëzakonshme për Mitrovicën dhe ky mos lejim paraqet indiferencë ndaj terrorizmit të përditshëm që po e praktikon Serbia përmes strukturave të saj armiqësore dhe ilegale”, ka thënë Kurti

Ndërkaq, duke folur për paralajmërimet e zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuqi, për një 25 korrik tjetër, kreu i Vetëvendosjes, është përgjigjur duke thënë se ato janë jo serioze të pasinqerta, ngase me këtë nuk mund të bëhet gjë tjetër, veçse paralajmërohet Serbia që dështimi të jetë i sigurt.

"Këta njerëz nuk bënë të ndërmarrin kurrfarë veprimesh sepse veprimet e tyre nuk janë veprime përbrenda strategjisë, por gjeste që kanë për qëllim të dështojnë shtetin e Kosovës, Policinë e Kosovës dhe Republikën tonë të cilën si fjalë e kanë hequr nga emërtimi i shtetit, shtetit që ja vendosën fusnotën, që na e konteston shtetësinë. Këta njerëz edhe kur paralajmërojnë aksione, dëshirojnë që të amortizojnë pakënaqësinë e qytetarëve dhe ta paralajmërojnë Serbinë që dështimi të jetë si sigurt, edhe kur e bëjnë një të mirë të vogël këta qeveritar, ajo pasohet doemos me shumë të këqija të mëdha, prandaj këta që nuk janë serioz e as të sinqertë. E vetmja gjë që mund t’i ndihmojnë Kosovës është duke dhënë dorëheqje”, ka thënë ai.

Ndërkaq, deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se mos mbajtja e seancës së jashtëzakonshme nga ana e Kuvendit të Kosovës, tregon, një mosinteresim të qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e gjendjen nëpër të cilën po kalon Kosova dhe qytetarët e saj që gjenden në pjesën veriore të Kosovës.

"Në seancën e sotme ne kemi protestuar kundër kësaj shpërfillje, kundër kësaj indiferencës, kundër mos interesimit të Kuvendit të Kosovës për atë që po ndodhë në territorin e Kosovës dhe me qytetarët e Kosovës. Dhe kjo protestë e jona është zhvilluar gjatë tërë kohës sa ka tentuar të mbahet seanca dhe u zhvillua gjatë kohës kur tentohej të normalizohej kjo seancë, kur tentohej që përmes intervenimeve të ndryshme të mbahej seanca ashtu siç kishin planifikuar koalicioni qeverisës në këtë rast, në mënyrë që të bëje Kuvendit që të duket mos përgjegjës karshi situatës në të cilën ndodhemi”, ka pohuar ai.

Ymeri ka shtuar se mos prezenca e kryeministrit, Hashim Thaçi karshi situatës së krijuar në Mitrovicë, tregon një papërgjegjësi të kreut të ekzekutivit.

"Në njërën anë vetë mos prania e kryeministrit të Kosovës në vendin tonë në kohën kur po ndodh ky terrorizim i qytetarëve shqiptarë në veri dhe ky spastrim etnik i shqiptarëve përmes terrorit që po organizon Serbia përmes strukturave të saj tregon qarët se sa i pa përgjegjshëm është ky kryeministër, dhe pa përgjegjshmëri e kryeministrit karshi situatës. Tash përmes intervenimeve të disa grupeve parlamentare po synon të bartet edhe në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Ymeri.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus