Kryesore » 2012 » Qershor » 15 » VV: Kryetar na thajte
12:47 PM
VV: Kryetar na thajte
Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë sot një aksion para ndërtesës së Komunës së Prishtinës, në shenjë proteste për mungesë të ujit në kryeqytet dhe premtimeve për çdo fushatë elektorale se ky problem do të zgjidhet. "Kosova ka burime të mjaftueshme të ujit. Mirëpo, Prishtina po hyn në verën e trembëdhjetë, gjatë së cilës qytetarët po vazhdojnë të përballen me reduktime të mëdha të ujit. Pushtetarët komunalë ka trembëdhjetë vjet që nuk investojnë në rrjetin e ujësjellësit. Ata nuk investojnë në ujësjellës, për arsye se investimi në këtë fushë është investim afatgjatë. E mendësia e tyre elektorale nuk sheh qytetarë me të drejta e me nevoja, por qytetarët i sheh vetëm si votues", thuhet ne një komunikate te Lëvizjes Vetëvendosje.
"Pushteti komunal investon vetëm në projekte që kanë dukshmëri, e që mund të përfundohen brenda një mandati, në mënyrë që gjatë fushatës së radhës elektorale të lavdërohen me këto projekte. Por, qytetarët e Prishtinës, kanë të drejtë dhe nevojë imediate për furnizim të rregullt me ujë! Kryetari gjatë fushatës së kaluar premtonte 24 orë ujë! E ne sot i themi: "Kryetar na thajte!” Qytetarët e Prishtinës nuk po kanë ujë për t’i pastruar rrobat e për t’i larë enët e tyre. Edhe shishet për të pirë ujë na janë zbrazur. Prandaj, në shenjë proteste, ne Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, i kemi sjellë sot, para komunës, rrobat e papastra të qytetarëve të pakënaqur, enët e palara dhe shishet e zbrazëta. Meqenëse pushtetarët tërë kohën po thonë se janë në shërbim të qytetarëve, atëherë le të na i lajnë rrobat dhe enët, le të na i mbushin shishet me ujë, meqë ujin s’po na e sjellin në shtëpitë tona!", thuhet me tej ne komunikate.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus