Kryesore » 2012 » Prill » 20 » VV: Komuna e Vushtrrisë rrëshqet drejt kolapsit
6:27 PM
VV: Komuna e Vushtrrisë rrëshqet drejt kolapsit
"Zyrtarët komunal janë të zhytur thellë në korrupsion dhe krim të organizuar. Është zgjeruar lista me zyrtarë të lartë komunalë që janë duke u hetuar për korrupsion, krim të organizuar, keqpërdorime të pozitave zyrtare, ushtrim të ndikimit e keqmenaxhim të buxhetit komunal”, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje."Shumë këshilltarë të Asamblesë Komunalë kanë nga dy e më tepër funksione që përbëjnë konflikt interesi. Vet Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Vushtrri, është edhe udhëheqës në Departamentin e Ministrisë së Arsimit. Po ashtu, një anëtar tjetër i Asamblesë Komunale është anëtar i bordit të Ujësjellësit Regjional”.
"Shkatërrimi i pronës publike në Vushtrri vërehet edhe me sy. Lejohet prerja dhe shkatërrimi i pyjeve, përderisa në anën tjetër lagjet e qytetit dhe fshatrat ngulfaten nga mbeturinat”.

"Në Komunën e Vushtrrisë pothuajse asgjë nuk shkon në drejtim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarit. Edhe asfaltimi i rrugëve është bërë në mënyrë selektive. Rrugët e qytetit dhe fshatrave aty ku ka personel zyrtar të Komunës janë të shtruara, ndërsa në rrugët e tjera kanë mbetur nën baltë”.

VV jep detaje edhe për orientimin e mjeteve buxhetore në Komunën e Vushtrrisë:

- Për paga dhe mëditje janë shpenzuar 6,896,394.57 euro,
- Për larjen e automjeteve zyrtare ka shpenzuar 4192 euro,
- Për mobile dhe pajisje 48,255.89 euro,
- Për marketing ka shpenzuar 13,521.13 euro,
- Për shpenzime të përfaqësimit 38,497.33 euro,
- Për telefona 23,553.75 euro,
- Për derivate dhe lëndë djegëse 242,051.61 euro,
- Për shpenzimet e udhëtimeve 12,914.64 euro.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, raporti i Komunës është kamufluar, me ç’rast nuk janë paraqitur shumë shpenzime tjera luksi siç janë drekat dhe darkat e zyrtarëve komunalë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus