Kryesore » 2012 » Gusht » 27 » VV bllokon telefonin e kryeministrit
11:53 PM
VV bllokon telefonin e kryeministrit
Telefoni celular i kryeministrit Hashim Thaçi dhe ministrave Besim Beqaj, Bedri Hamza dhe Mimoza Kusari-Lila, janë bllokuar para pak kohe nga qindra mesazhe kundër procesit të privatizimit.Sipas Zërit, nëpërmjet SMS-ve, që kanë përmbajtjen e njëjtë, katërshja qeveritare është "këshilluar” nga anëtarët dhe aktivistët e Lëvizjes "Vetëvendosje” që në asnjë mënyrë mos ta privatizojnë Postën dhe Telekomin e Kosovës, Korporatën Energjetike të Kosovës dhe Trepçën. Aktivistët "Vetëvendosje” nëpërmjet mesazheve telefonike dhe e-mailave në adresa personale të katër zyrtarëve shtetërorë kanë kërcënuar që privatizimin e PTK-së, të KEK-ut dhe Trepçës do ta ndalin duke dalë në rrugë së bashku me familjarët e tyre. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus