Kryesore » 2012 » Korrik » 1 » Vllasi: Marrëdhëniet Prishtinë - Beograd do të mbesin të njëjta
11:57 AM
Vllasi: Marrëdhëniet Prishtinë - Beograd do të mbesin të njëjta
Analisti politik nga Kosova, Azem Vllasi mendon se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas formimit të Qeverisë së re të Serbisë, në esencë do të jenë të njëjta, siç kanë qenë deri tash.
 "Me fjalë të tjera, nuk mund të pritet hapa pozitiv në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve të ndërsjella, por as ndonjë keqësim serioz i këtyre marrëdhënieve”, ka deklaruar Vllasi për gazetën nga Novi Sad, "Dnevnik”.Sipas fjalëve të tij, nuk është kontestuese se mandatari i ri për formimin e Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, do të dëshirojë të vazhdojë politikën ndaj Kosovës atë të cilën e ka trashëguar nga Slobodan Milosheviqi, sepse asnjëherë nuk është distancuar nga ajo politikë dhe se një numër të madh votash në zgjedhjet e kaluara e ka marrë duke i falënderuar "retorikës së fortë”."Por tano rrethanat janë qenësishëm të tjera në krahasim me ato të viteve 90-ta të shekullit të kaluar. Pas vitit 1999, është krijuar gjendje faktike e re, e cila është formalizuar më 17 shkurt 2008, dhe më pas është plotësuar me mendimin e Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, dhe sipas këtyre fakteve duhet të përshtat edhe Daçiq, pa marrë parasysh se çfarë intimisht mendon për këtë”, ka thënë Vllasi.
Ai ka vlerësuar se nuk do të ndodhin incidente serioze, apo ngritje tensionesh, përkundër faktit se ekstremistët te Daçiqi dhe Tomislav Nikoliqi ndoshta shohin mbrojtësit potencial të prirjeve dhe aksioneve të tyre.
"Ekstremistët në territorin e Kosovës nuk do të tolerohen, qofshin ata shqiptarë, apo serbë. Fundja, edhe incidentet e ndodhura kohë më parë në Merdare dhe në Graçanicë tregojnë se "patriotizmi simpatizues” dëmton më së shumti vet Serbinë”, tha Vllasi.
Vllasi ka shprehur dyshimin për ngritjen në nivel më të lartë të bisedimeve Beograd-Prishtinë, sepse siç ka thënë ai "edhe nga dialogu i deritashëm për çështjet teknike ka pasur pak dobi, pasi që marrëveshjet e deritashme nuk po implementohen.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus