Kryesore » 2012 » Korrik » 4 » Vizat për Kosovën, pas pushimeve
12:59 PM
Vizat për Kosovën, pas pushimeve
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nuk do t’ia prishin vetes terezinë e pushimeve verore, edhe nëse fjala është për nxjerrjen e Kosovës nga izolimi. "Young europeans” priten katër vjet që vetëm të nisin dialogun për liberalizimin e vizave, katër muaj vetëm për të hartuar kushtet dhe tani nisja e punës është shtyrë edhe disa muaj të tjerë.Zyra e komisionares për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmstrom, e cila merret me çështjen e vizave, i ka kërkuar qeverisë kosovare që raportin gjithëpërfshirës në lidhje me gjendjen në Kosovë, raport ky që shkruhet duke u mbështetur në udhërrëfyes, të dërgohet tek më 15 shtator.
Ditë më parë, "Zëri” ka kontaktuar me Zyrën për informim të Malmstrom, mirëpo përgjigjja e dërguar nuk flet fare për afate kohore. Sipas zyrës së komisionares Malmstrom, e gjithë puna pritet të fillojë pasi Qeveria e Kosovës të dërgojë raportin e kërkuar, duke mos përmendur fare se kur u kanë thënë vetë ta dërgojnë.

"Siç e dini, dorëzimi i udhërrëfyesit për Kosovën te ministrja Çitaku dhe ministri Bajram Rexhepi është bërë më 14 qershor. Në këtë rast, Komisioni i ka kërkuar Kosovës që të përgatisë raportin e parë gjithëpërfshirës për të gjitha fushat që përmenden në udhërrëfyes. Në momentin kur Komisioni të marrë këtë raport, ne do e ekzaminojmë atë dhe më pas do të organizojmë misione për kapitujt e udhërrëfyesit që të verifikojmë progresin e arritur", kanw theksuar nga Zyra e komisioneres Malmstrom.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus