Kryesore » 2012 » Prill » 12 » “Vetëvendosje” proteston, Kuvendi ndjek procedurën (+VIDEO)
3:03 PM
“Vetëvendosje” proteston, Kuvendi ndjek procedurën (+VIDEO)
Deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Visar Ymeri kanë bllokuar foltoren e Kuvendit të Kosovës duke mbajtur para saj një pankartë ku ishin të shkruar emrat e qytetarit të vrarë Selver Haradinajt dhe policit po ashtu të vrarë në veri të vendit, Enver Zymberit. Polici Zymberi ishte vra gjatë aksionit policor për marrjen e pikave doganore në veri më 25 korrik, kurse Haradinaj në banesën e tij pas një sulmi me bombë.Kjo protestë e Vetëvendosjes në Kuvend, pasoi kërkesën e këtij subjekti politik që të debatohet për gjendjen e krijuar në Mitrovicë, kërkesë kjo që nuk ishte përfillur jo vetëm nga pozita, por as nga partitë në opozitë.Në pamundësi që të vazhdoj seancën, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi shpalli një pauzë, dhe ftoi kryesinë e kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare në një konsultim të përbashkët.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus