Kryesore » 2012 » Gusht » 31 » Vetëvendosje e anashkaluar nga SHBA-të?
12:41 PM
Vetëvendosje e anashkaluar nga SHBA-të?
As ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Jacobson, nuk e ka në agjendën e saj vizitën në Lëvizjen Vetëvendosje, së paku deri tani. Edhe pse njohës të çështjeve politike nuk kanë dashur të besojnë se Jacobson po e ndjek rrugën e ish-ambasadorit Dell.Edhe ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Tracey Jacobson, duket se do ta vazhdojё rrugën e njëjtë sikur paraardhësi i saj, Kristofer Dell. Edhe pse, tash e dy javë ambasadorja Jacobson i ka filluar vizitat zyrtare nëpër institucionet e Kosovës duke i përfshirë edhe subjektet politike, ajo nuk e ka vizituar ende Lëvizjen Vetëvendosje. Madje, zyrtarët e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë si dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë mundur ta konfirmojnë as paralajmërimin ose kërkesën e ambasadores për një vizitë në këtë subjekt politik. Erzen Vraniqi, drejtues i Sekretariatit për Media dhe Informim në Vetëvendosje, ka thënë se partia e tij nuk ka pranuar ende asnjë kërkesë për vizitë nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, megjithëse, ka shtuar se nëse do t’u bëhej një kërkesë e tillë do ta pranonin me kënaqësi. "Nuk na ka ardhur akoma ndonjë kërkesë nga ambasada e SHBA-së për takim, mirëpo ne mbesim të hapur për takime, si me ambasadoren e re të SHBA-së, ashtu si me cilindo ambasador nga të gjitha shtetet që e kanë njohur dhe ndihmuar Kosovën”, ka deklaruar Vraniqi. Ai është shprehur se takime të tilla VV ka pasur edhe në të kaluarën, ku e ka prezantuar programin politik dhe qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje për të gjitha çështjes e rëndësishme për vendin...
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus