Kryesore » 2012 » Qershor » 17 » Veriu, strehë për kriminelët e kërkuar në Serbi
12:14 PM
Veriu, strehë për kriminelët e kërkuar në Serbi
Veriu i Kosovës është bërë strehë për kriminelë të shtetit serb. Personat që kanë probleme me ligjin e drejtësinë të këtij vendi strehohen në veri të Mitrovicës, nga grupe kriminale dhe politike serbe, siç është rasti i Damjan Shobicit, i cili kërkohet në Serbi për vrasje.Shobicin pjesëtarë të Policisë së Kosovës të Stacionit veri e kanë arrestuar të enjten në veri të Mitrovicës, për shkak të sulmit ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtjes pa leje, shkruan "Koha Ditore”.I arrestuari Damjan Shobic, 29-vjeçar nga Beogradi, është i kërkuar nga MUP-i serb, për shkak të dyshimit të pjesëmarrjes së tij në një vrasje që kishte ndodhur më herët në Beograd.
Ndaj Shobicit, i cili një periudhë të gjatë është duke u fshehur në veri të Mitrovicës, Gjykata e Lartë në Beograd ka lëshuar më 15 nëntor 2011 fletarrestim, për shkak të dyshimit të pjesëmarrjes së tij në vrasjen e një qytetari me emrin Ivan Perovic, si dhe në vrasjen e një tifozi francez në vitin 2008, kanë njoftuar burime të gazetës
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus