Kryesore » 2012 » Shtator » 22 » Veriu drejtë një vetëqeverisje lokale nën administrimin e KFOR-EULEX
10:20 AM
Veriu drejtë një vetëqeverisje lokale nën administrimin e KFOR-EULEX
Faktori ndërkombëtar po vlerëson si një zgjidhje disavjeçare për veriun e Kosovës një vetëqeverisje lokale dhe administrim të sigurisë e të sundimit të ligjit nga KFOR-i dhe EULEX-iQytetarëve të pjesës më problematike të Kosovës do t`u ofrohet edhe një pako e leverdishme ekonomike në mënyrë që pas përfundimit të fazës së përkohshme të integrohen në jetën institucionale të shtetit të ri, pa ua mohuar vetëqeverisjen lokale të garantuar me Planin e Ahtisaarit, emri i të cilit nuk do të përmendet.Burime të gazetës Koha Ditore kanë shpjeguar se roli shtesë i KFOR-it dhe i EULEX-it në atë pjesë të vendit është i patejkalueshëm për shkak të mungesës së sundimit të ligjit për një kohë të gjatë dhe refuzimit të qytetarëve ndaj institucioneve të Kosovës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus