Kryesore » 2012 » Qershor » 15 » UPZ ndërtohet 150 mijë euro më shtrenjtë
12:54 PM
UPZ ndërtohet 150 mijë euro më shtrenjtë
Ndërtimi i objektit të ri të Universitetit Publik të Prizrenit (UPZ) do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 150 mijë euro më shtrenjtë. Kjo për faktin se drejtuesit e prokurimit të universitetit kanë zgjedhur kompaninë "Albes” nga Istogu, e cila ka ofertuar me çmim prej 733 mijë e 262 euro, përderisa oferta më e lirë ka qenë e kompanisë "Renelual&Puna” nga Prizreni prej 589 mijë e 570 euro.Përveç kësaj edhe 5 kompani të tjera kanë ofertuar me çmim më të lirë se kompania fituese, e cila është pronë e vëllezërve Mavraj nga Istogu.Nuk është hera e parë që "Albes” fi ton tenderë nga universiteti që udhëhiqet nga rektori Mazllum Baraliu. E njëjta kompani vitin e kaluar kishte fituar një tenderë tjerë në UPZ për rinovimin e objektit aktual të universitetit në vlerë prej 372 mijë euro.Drejtuesit e UPZ-së arsyetohen se vlerësimi i ofertuesve ka qenë…
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus