Kryesore » 2014 » Shkurt » 2 » UP- Universiteti i Pushtetit
8:58 AM
UP- Universiteti i Pushtetit

Universiteti i Prishtinës, nuk ka vetëm rektorin Ibrahim Gashi që e mban jashtëligjshëm gradën akademike dhe mban pozitën falë mbështetjes që gëzon nga partia më e madhe në pushtet.Duke shpërfillur normat, aty janë bërë avancime të profesorëve të afërt me pushtetin dhe janë regjistruar edhe fëmijë politikanësh.Në pesë vitet e fundit, politikat e regjistrimit të studentëve kanë degraduar në masë, shkruan Koha Ditore.Gjatë kohës sa UP’ja është drejtuar nga Mujë Rugova, ka pas regjistrime masive të jashtëligjshme, njëjtë është vepruar edhe në vitin e parë të qeverisjes së UP’së nga Ibrahim Gashi, ndërsa qasja ka ndërruar në vitin e dytë.

Ministria e Arsimit nuk pati marrë ndonjë masë, ani pse kishte dyfishim dhe trefishim kuotash të studentëve.

Organizatat studentore që veprojnë për llogari dhe në dobi të partive politike, përbëjnë kanalin tjetër të ndikimit në Universitet. Shumica dërmuese e tyre ndjekin agjendën politike dhe nuk merren me problemet e studentëve.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus