Kryesore » 2012 » Korrik » 2 » UNMIK-u kërcënon shqiptarët që po rindërtojnë në veri
3:52 PM
UNMIK-u kërcënon shqiptarët që po rindërtojnë në veri
 Administrata e UNMIK-ut në veri të Mitrovicës ka kërcënuar sërish shqiptarët që po i rindërtojnë shtëpitë në pronat e tyre, që të mos e bëjnë këtë, sepse ato do t'u rrënohen.Fevzi Beqiri, nënkryetar i Këshillit të lagjes "Lagja e Boshnjakëve", bëri të ditur se inspektori serb në administratën e UNMIK-ut në veri të qytetit të Mitrovicës, Aleksandër Baraq, ia ka dorëzuar Rexhë Avdiut, në "Lagjen e Boshnjakëve", vendimin për ndërprerjen e punëve, përkatësisht rrënimin e asaj që është bërë deri tash në ndërtimin e shtëpisë në pronën e tij, e cila ka filluar këto ditë e që është donacion i dhuruar në mbrëmjen humanitare kushtuar Mitrovicës "Ndihmo edhe ti".Përfaqësuesi i UNMIK-ut ia kishte lënë Rexhë Avdiut edhe vendimin tjetër për rrënimin e shtëpisë së Remzi Zeqirit, që po ashtu është duke u ndërtuar falë donacionit nga mbrëmja humanitare për Mitrovicën dhe gjendet në të njëjtën lagje. Është interesant, se administrata serbe e UNMIK ut vendimet i ka dorëzuar aty ku duhet, por emrat e pronarëve i kishte gabuar.
Me vendimin e shkruar në gjuhën shqipe, por me shumë gabime, të datës 22.06.2012,ata urdhërohet që në afatin prej 48 orësh të rrënoj objektin banesor, me arsyetim se nuk ka leje ndërtimi nga administrata e UNMIK ut.
Tutje në vendim thuhet se nëse ata nuk veprojnë sipas vendimit, atëherë ekzekutimi i vendimit të bëhet me dhunë. Ndonëse si këshillë juridike në vendimin është dhënë mundësia e ankimimit në afat prej 30 ditësh, aty thuhet se ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e tij, pra rrënimin e shtëpisë.
Beqiri thotë në vazhdim se ky është edhe një provokim i rëndë i ekstremistëve serbë dhe UNMIK ut dhe ka për qëllim dekurajimin e shqiptarëve për të rindërtuar pronat e tyre dhe kthimin në lagjet veriore, praj nga me dhunë janë dëbuar nga të njëjtit ekstremistë dhe bandat tjera kriminale serbe.
"Ne tashmë jemi mësuar me veprime të këtilla kërcënuese e shantazhuese të ekstremistëve serbë, që e kanë mbështetjen e plotë të UNMIK ut, andaj këto vendime nuk na bëjnë fare përshtypje. Ne jemi të vendosur dhe të përkushtuar që të qëndrojmë në pronat tona dh eta ruajmë këtë pjesë të Kosovës nga spastrimi i mëtutjeshëm. Na nevojitët vetëm mbështetja dhe ndihma e institucioneve lokale dh qendrore të Republikës së Kosovës", tha ai.
Po ashtu, Beqiri kërkoi që Qeveria e Kosovës të angazhohet edhe më shumë në ndërtimin e objekteve shumëkatëshe në "Lagjen e Boshnjakëve" dhe në lagjet tjera veriore. Kjo sipas tij është e domosdoshme, në mënyrë që të kthehen të gjithë shqiptarët e dëbuar me dhunë dhe të vazhdojnë jetën e tyre aty ku më parë kanë jetuar, sepse kjo ka qenë dhe duhet patjetër të jetë pjesë e pacenuar e Republikës së Kosovës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus