Kryesore » 2012 » Shkurt » 5 » Unik kundër planit të Tadiqit
11:14 AM
Unik kundër planit të Tadiqit
Katër pikat e Boris Tadiqit, një prej të cilave kërkon krijimin e një hapësire të veçantë në veri të Kosovës, të ngjashme me Republikën serbe të Bosnjës, shumë lehtë do të mund të nisin së zbatuari nëse Hashim Thaçi mbetet kryeministër i Kosovës.
Një vlerësim të tillë e japin analistët kosovarë, disa prej të cilëve e mbështesin vlerësimin në shembullin e mënyrës se si u kundërshtuan gjashtë pikat e Ban ki-Moonit, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Për Avni Zogianin, drejtorin e Organizatës për Dinjitet dhe kundër Korrupsionit, ÇOHU” të gjitha rrugët e Kosovës momentalisht po çojnë drejt një statusi të veçantë për veriun e Kosovës. "Thaçi qysh para dy vjetësh ka folur për një zgjidhje kreative për veriun dhe ajo që pres të ndodhë është një kundërshtim deklarativ si me planin e Ban Ki Moonit, por që u lejua të zbatohet në praktikë. Ne sot e kësaj dite nuk kemi gjykatë në atë pjesë, policia nuk funksion prapë e as doganat nuk funksionojnë si të integruara në shtetin e Kosovës”, ka thënë Zogiani përmes telefonit. Paaftësinë e qeverisë për t’u përballur me këtë plan dhe presionet e mundshme ndaj Kosovës, i përmend edhe Ardian Arifaj nga organizata KIPRED/Zeri/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus