Kryesore » 2012 » Gusht » 20 » Ulet numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje
11:46 AM
Ulet numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje
Rastet e ushtrimit të dhunës në familje kanë pësuar një rënie gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti në Kosovë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përderisa vjet ishin evidencuar 501 raste për këtë periudhë kohore, sivjet të dhënat policore tregojnë se janë regjistruar 426 raste të dhunës apo 75 raste më pak se në vitin 2011.Tahire Haxholli, shefe e Sektorit të dhunës në familje, në Drejtorinë e krimeve të rënda në Policinë e Kosovës (PK), ka bërë të ditur se në bazë të raportimeve që bëhen për rastet e dhunës në familje më të atakuarit janë gratë dhe fëmijët. Ajo ka potencuar edhe një fakt, që kohëve të fundit në PK kanë filluar të rriten raportimet sa i përket ushtrimit të dhunës ndaj të moshuarve. "Sa u përket lidhjeve bashkëshortore apo të fejuar ose që bashkëjetojnë, viktima janë gratë në mbi 95 për qind të rasteve”, ka thënë Haxholli.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus