Kryesore » 2012 » Mars » 30 » Ukrainë, vdes adoleshentja e dhunuar nga djemtë e politikanëve
1:42 PM
Ukrainë, vdes adoleshentja e dhunuar nga djemtë e politikanëve
Një 18-vjeçare nga Ukraina, Oksana Makar, vdiq dje në spital duke provokuar protesta të femrave që kërkonin "vdekje sadistëve” dhe grupeve të të drejtave të njeriut, pak javë pasi u sulmua seksualisht në mënyrë brutale dhe më pas iu vu flaka nga tre të rinj, dy prej të cilëve djemtë e njerëzve më të fuqishëm të Ukrainës, sipas BBC-së. Tre meshkujt fillimisht e kanë përdhunuar vajzën më 8 mars dhe më pas e kanë torturuar duke tentuar ta mbysin. Në fund i kanë vënë flakën dhe trupin e saj e kishin braktisur në një kantier ndërtimi. Vajza u gjet një ditë më pas dhe u dërgua në spital, pasi i ishte djegur rreth 55 për qind e trupit. Mjekët i kishin amputuar këmbën dhe dorën e djathtë nga plagët. Tre meshkujt u arrestuan, por dy prej tyre kishin prindërit figura të njohura politike dhe u lanë të lirë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus