Kryesore » 2012 » Maj » 12 » Udhërrëfyesi në rrezik!
2:04 PM
Udhërrëfyesi në rrezik!
Qeveria e Kosovës dhe njohësit e proceseve që kanë të bëjnë me BE-në janë alarmuar nga një takim që është mbajtur të enjten në Bruksel, mes ministrive të brendshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
 Takimi ka pasur si temë çështjen e regjimit të vizave Shengen dhe aty është folur edhe për udhërrëfyesin apo listën e kushteve që Kosova duhet të plotësojë për liberalizim të vizave, shkruan Zëri."Në mbledhje të komitetit punues të enjten, Franca, Suedia, Holanda dhe Belgjika, por kryesisht Franca si më e zëshmja, kanë kërkuar me çdo kusht që udhërrëfyesi të jetë me dy faza. Gjermania e udhëheq bllokun tjetër që kërkon dërgimin e udhërrëfyesit përnjëherë, por komisioni nuk ka mundur të merret vesh mes vete”, ka thënë një zyrtar i Qeverisë së Kosovës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus