Kryesore » 2012 » Prill » 28 » Udhërrëfyesi as në pranverë
10:04 AM
Udhërrëfyesi as në pranverë
Derisa burimet thonë se Prishtina zyrtare nuk do ta marrë udhërrëfyesin edhe për një kohë, drejtuesit e Ministrisë së Integrimeve Evropiane thonë se kjo do të bëhet në fund të pranverësI nstitucionet e Kosovës ka gjasa që së paku edhe një kohë të gjatë të mos e marrin udhërrëfyesin apo listën e kushteve që Kosova duhet t'i plotësojë për të përfituar liberalizimin e vizave.

Burime të "Zërit" të afërta me Bashkimin Evropian, thonë se në Bruksel ka filluar të flitet që Kosovës t'i shtyhet edhe për një kohë marrja e udhërrëfyesit, pavarësisht se sipas premtimeve publike të zyrtarëve evropianë një gjë e tillë tashmë do të duhej të kishte ndodhur.

"Ju e dini që komisionerja për çështje të brendshme të BE-së, Cecilia Malstrom, ka deklaruar se Prishtina do ta marrë udhërrëfyesin në pranverën e hershme, por ne sot jemi në mes të pranverës dhe ky dokument as që përmendet. Tash së fundi ka filluar të flitet për pranverën e vonshme, por sipas të gjitha gjasave kjo çështje do të shkojë deri në verë", ka thënë burimi i gazetës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus