Kryesore » 2012 » Qershor » 18 » U vihet zjarri dy kiosqeve në veri të Mitrovicës
3:34 PM
U vihet zjarri dy kiosqeve në veri të Mitrovicës
Dy kiosqeve në pjesën veriore të Mitrovicës iu është vënë zjarri qëllimisht, kanë njoftuar burime të "Kohës Ditore”. Djegien e kiosqeve në veri të qytetit e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë. Tog, Sami Mehmeti, ka theksuar se gjatë natën ndërmjet të dielës dhe të hënës, në veri të Mitrovicës, janë shkatërruar nga zjarri dy kiosqe. Policia dhe njësitë e saj të specializuar kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ka thënë Mehmeti. Sipas tij policia ende nuk ka të dyshuar, por kohëve të fundi në veri ka pasur edhe dëmtime të tjetra të kiosqev. Burime te gazetës nga veriu kanë bërë të dituar se zjarrvënia në dy kioske në veri ka qenë e qëllimshme.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus