Kryesore » 2012 » Qershor » 25 » U shpall thirrja për parakualifikim në privatizimin e PTK-së
6:38 PM
U shpall thirrja për parakualifikim në privatizimin e PTK-së
Sot, në mediat botërore u bë shpallja e thirrjes për parakualifikim për kompanitë interesuara për privatizimin e 75% të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Kriteret për parakualifikim janë miratuar ditën e premte, me 22 qershor 2012, në mbledhjen e rregullt të Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së (KQP).Kriteret për parakualifikim të miratuara nga KQP, janë përgatitur pas një procesit të analizimit detal të tregut të telekomit dhe interesimit të investitorëve potencial.Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së konsideron se kriteret e miratuara të parakulifikimit janë në pajtueshmëri të plotë dhe me objektivat e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës për një proces transparent dhe konkurrent të privatizimit të PTK-së dhe zhvillim të sektorit të telekomit në Kosovë, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës.Përmes këtyre kritereve, KQP dëshiron t’i identifikojë operatorët e telekomit dhe investitorët financiar të cilët kanë eksperiencë në sektorin e telekomunikacionit dhe të cilët kanë kapacitet të mjaftueshëm financiar, teknik, menaxherial dhe organizativ për menaxhim të suksesshëm të Kompanisë.

Gjatë muajit maj, Komisioni Qeveritar, me ndihmën e këshilltarit të transaksionit, ka organizuar konferenca me investitorë në Londër dhe në Stamboll. Në këto konferenca ishte prezantuar mundësia e investimit në PTK por edhe janë marrë mendimet e të gjithë investitorëve të interesuar për implementimin me sukses të këtij projekti të rëndësishëm për vendin. Konferencat e sipërpërmendura kanë shërbyer si bazë e mirë për zhvillim të kritereve për parakualfikim gjithashtu.

KQP dhe këshilltari i transaksionit konsiderojnë se kriteret miratuara për parakualifikim do të mundësojnë konkurrencë të mirë dhe trajtim të barabartë të investitorëve potencial.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus