Kryesore » 2012 » Prill » 11 » U kërcënuan dhe ofenduan aktivistët e Vetëvendosje-ës në Gjakovë
6:02 PM
U kërcënuan dhe ofenduan aktivistët e Vetëvendosje-ës në Gjakovë
VetvendosjeQendra Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë reagon ndaj sjelljeve të militantëve të AAK-së dhe Policisë së Kosovës të cilët sot gjatë aksionit "Ky person po i kushton komunës sonë shumë shtrenjtë” kërcënuan dhe ofenduan gjashtë aktivistë të VETËVENDOSJE-s . Rreth 30 policë të Kosovës si dhe forcat speciale ishin gjatë aksionit ku militantët e AAK-së në prezencën e tyre ofendonin, kërcënonin dhe shqyenin posterët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s gjatë aksionit të sotëm, nga ndërtesa e Komunës së Gjakovës deri te Parku i qytetit, u përcollën nga militantet e AAK-së, të cilët vazhdimisht shanin e kërcënonin aktivistët tanë dhe nuk lejonin që të vendosnin posterat.Militantët e AAK-së të udhëhequr nga kryetari i Komunës Pal Lekaj, i cili e shihte ngjarjen nga dritarja e zyrës, kërkonin nga aktivistët e VETËVENDOSJE!-s që ta ndalin aksionin dhe mos të vazhdojnë të ngjisin posterat, ku janë të shkruara keqpërdorimet me fondet publike që i ka bërë kryetari Pal Lekaj.Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Gjakovë do të vazhdojë të bëjë punën e saj kundër keqpërdorimeve të komunës se Gjakovës dhe do të jemi kritik ndaj politikave të Pal Lekajt i cili po manipulon me paratë e qytetarëve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus