Kryesore » 2012 » Korrik » 22 » Trupi i poetit Podrimja rikthehet brenda pak ditësh
2:09 PM
Trupi i poetit Podrimja rikthehet brenda pak ditësh
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes një komunikate për media, bën të ditur se aktualisht trupi i poetit Ali Podrimja, ndodhet në Klinikën e Mjekësisë-Ligjore në Montpellier. Ndërsa gjatë 2-3 ditëve në vijim, pritet të kryhet procedura e autopsisë, për të analizuar hollësisht shkaqet e vdekjes dhe pas përfundimit të autopsisë, gjykatësi hetues, duhet të vendos për lejen dhe transportimin e trupit për riatdhesim.
Në komunikatë po ashtu thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes Ambasadës së Kosovës në Francë, është në kontakte të vazhdueshme me autoritetet franceze, gjatë kryerjes së procedurave mjekoligjore dhe përgatitjes për kthimin në atdhe të trupit të pajetë të poetit, Ali Podrimja."Pas marrjes së lajmit të hidhur për gjetjen e trupit të poetit në periferi të qytetit Lodeve, i tërë stafi i lartë diplomatik i Kosovës në Francë, në krye me ambasadorin Muhamedin Kullashi, janë duke u angazhuar për ofrimin e asistencës së nevojshme për autoritetet franceze, me qëllim të përfundimit sa më të shpejtë të procedurave dhe kthimit në Kosovë të trupit të Podrimjes. Sa i përket rrethanave të vdekjes së tij, autoritetet franceze, po zhvillojnë të gjitha procedurat e parapara ligjore dhe brenda pak ditëve, pritet të dalin me raportin mjekoligjor për rrethanat e kësaj ngjarjeje”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Nga të dhënat e deritashme, dihet se trupi i poetit Podrimja është gjetur në një pyll në anën perëndimore të qytetit Lodeve diku rreth 4 kilometra në vijë ajrore nga qendra e qytetit Lodeve. Trupi i poetit ndodhej rreth dy metra afër një rrjedhe të ujit dhe në trupin e tij nuk kishte asnjë shenjë dhune, lëndimi apo agresioni.

Autoritetet lokale të qytetit Lodeve, ku po zhvillohej festivali i poezisë, "Voix de la Méditerranée”, nën organizimin e Kryetares se Komunës Marie -Christine Bousquet, sot në mesditë do të zhvillojnë një tubim përkujtimor në qendrën e qytetit për nder të poetit Ali Podrimja si dhe disa aktivitete të tjera pasuese. MPJ e Kosovës po ashtu, shpreh konsideratat dhe respektin më të madh, për autoritetet qendrore dhe lokale franceze, për angazhimin e jashtëzakonshëm në zbardhjen e këtij rasti tragjik.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus