Kryesore » 2012 » Prill » 8 » Tronditet Zbogar
5:03 PM
Tronditet Zbogar
Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka reaguar lidhur me incidentin që ndodhi sot në veri të Mitrovicës, ku humbi jetën një qytetar shqiptar dhe u lënduan anëtarët e familjes së tij.
"Mbeta i tronditur kur dëgjova për shpërthimin në të cilin humbi jetën Selver Hajradinaj në Mitrovicë sot herët në mëngjes. Shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij. Kuptova nga EULEX-i se po zhvillon hetime të përbashkët me autoritetet kosovare. Shpresoj se ky hetim do të kryhet shpejt e me sukses. Ndërkohë, do të apeloja te të gjitha komunitetet që të qëndrojnë të qetë dhe ta lënë rastin në duart e policisë”, thuhet në deklaratën e Zbogar
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus